Aktori Rexhep Mitrovica flet për sfidat dhe sukseset në teatrin francez

Aktori Rexhep Mitrovica flet për sfidat dhe sukseset në teatrin francez

Në kuadër të edicionit të dytë të Showcase-it Teatror të Kosovës, aktorët e njohur Rexhep Mitrovica e Arben Bajraktari kanë diskutuar për “Inkuizitorin e madh”.

Në fillim të diskutimit aktori i njohur edhe ndërkombëtarisht Rexhep Mitrovica ka realizuar një pjesë artistike për të pranishmit.

Mitrovica gjatë diskutimit tregoi për sfidat në skenat e teatrit francez dhe vështirësitë që e kanë përcjellë atë, transmeton Ekonomia Online.

“Bëjmë çka mundemi nëse na kërkohet. Mund të ndryshojmë çka do që mund të jetë, të japim një mesazh për diçka të mirë. Unë e kam pasur shansin të më propozojnë redaktimin, kemi bërë punë me Danielin, do të doja të flisnim për këtë sepse do të doja të flisja diçka që na përket neve komedianëve, a duhet të presim gjatë që të na vijë një audicion”.

Në diskutim me aktorin Arben Bajraktari, Mitrovica tha duhet të bëhet punë e madhe që të arrihet të surprizohet audienca.

“Kështu duhet të arrimë deri aty të surprizojmë të tjerët, të posedojmë mundësinë, të kemi fuqinë për fjalë dhe fjali, në fakt ka shkolla dhe aktorë të cilët luajnë në letra milimetërshe, por është e njëjta melodi ritmi i njëjtë, por kjo qëndron. Zhaku është një aktor i mrekullueshëm ai ka luajtur në shfaqje milimetrike”.

Arben Bajraktari i  pyetur për rolet që kanë qenë për shqiptarët e që në disa shfaqje janë personifikuar  keq, tha se çdo rol është i mirë për aktorin.

“Për çdo rol aktori ndihet mirë”, tha shkurt ai.