Motori i kërkimit Google ndryshon falë IA

Motori i kërkimit Google ndryshon falë IA

Motori i kërkimit i Google ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh falë Inteligjencës Artificiale.

Kompania ka filluar testimin e softuerit BERT ( Bidirectional Encoder Representations from Transformers)  në SHBA, i cili do të jetë në gjendje të analizojë një fjalë në lidhje me të gjitha fjalët e tjera të pranishme në një fjali, në mënyrë që të ketë një kuptim më të madh të kontekstit në të cilin shqipërohet.

‘’Në thelb BERT do të interpretojë kërkimet e përdoruesve në një mënyrë më pak të mirëfilltë duke favorizuar kuptimin e përgjithshëm të një fjalie’’, theksojnë autorët.

Sistemi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm në anglisht dhe vetëm në SHBA.

‘’Është hapi më i madh në pesë vitet e fundit dhe një nga histori në fushën e kërkimit”, shpjegon Pandu Nayak’’, nënkryetar i Google Search, në një postim.


MË SHUME NGA Tech