“Kujtesa e një Qyteti” mbledh aktorët e teatrit Migjeni

“Kujtesa e një Qyteti” mbledh aktorët e teatrit Migjeni

Në 70-vjetorin e teatrit të Shkodrës, vend ku janë luajtur me dhjetra premiera është promovuar libri “Kujtesa e një qyteti” e autorit Xhahid Bushati.

Një libër prej 305 faqesh ku flitet për 37 personazhe që formësojnë identitetin e këtij teatri.

Sipas autorit, në këtë libër është e përmbledhur gjithçka sa i përket teatrit Migjeni.

Xhahid Bushati: Ky libër është dhe një detyrim qytetar për Shkodrën time që Migjeni i madh dhe i pavdekshëm e quante dashnorja e liqenit ëndërrtar.

Në sallën ku janë ngjitur duke interpretuar, këtë herë një pjesë e tyre ishin si spektatorë.

Zef Deda: Urime Xhahid Bushati për këtë përmbledhje të librit të bukur, për këta artista të mëdhenj të teatrit Migjeni.

Edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se roli më i madh ëstë i atyre që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull që i kanë dhënë këtij vendi emrin qytet.

Voltana Ademi: Rolin më të madh e kanë të gjithë ata që kanë dhënë jetën, kontributin, gjithçka kanë pasur për teatrin Migjeni, për artin në Shkodër dhe që i kanë dhënë Shkodrës këtë tempull.

Në festën e 70-vjetorit të teatrit profesionist të Shkodrës morën pjesë jo vetëm aktorë, por edhe shumë personalitete të qytetit.