Obiliqi do të bëhet me ekran për kontrollin të cilësisë së ajrit

Obiliqi do të bëhet me ekran për kontrollin të cilësisë së ajrit

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë JICA, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë JICA nga Japonia; z.Shimizu Masuto, z.Edo Ei dhe z.Kuwahara Fumihiko, si dhe përfaqesues nga MMPH-ja. Në këtë takim, nga ekspertet e JICA-së u prezantua projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës, meqë rast u diskutua edhe për vendosjen e ekranit në qendër të Obiliqit i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.”- njofton Komuna e Obiliqit përcjellë Klan Kosova.

Kreu i Obiliqit i njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtar për projektet që po zhvillohet në këtë komunë.

“Kryetari Gashi, njoftoj përfaqesuesit ndërkombëtar për projektet që po zhvillohen në Komunën e Obiliqit, për sfidat si Komunë dhe si komunitet në aspektin e ndotjes, papërgjegjesia nga ana e KEK-ut, mosrespektimi i ligjit për Obiliqin, gjithashtu falenderoi ekspertët e JICA-së për kontributin e tyre në aspektin e mbrojtjes së mjedisit, në të njejtën kohe mirëpriti projektin e vendosjes së ekranit në qendër të qytetit i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.”- thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit.