Infiniti shfaq siluetën e një makine të re SUV

Infiniti shfaq siluetën e një makine të re SUV

Dukja e kësaj makine SUV, pritet të jetë shumë e pëlqyer.

Në fillim të vitit, Infiniti e patentoi modelin e ri QX55, që ishte pasardhësi i QX50, një makinë e re SUV që do të rivalizonte me BMW X4 dhe Mercedes-Benz GLC.

Kjo veturë, nuk pritet të arrijë para vitit 2020, ndërsa Infiniti shfaqi siluetën për të treguar se si mund të duket. Silueta e shfaqë në tërësi, vetëm se shumë të turbullt, megjithëse shihen disa ndryshime në krahasim em modelin e tanishëm.

Pjesa e përparme është e ngjashme me QX50, megjithëse e ka kapakun shumë më të fryrë, ndërsa linjat e pjesëve anësore dhe pjesës së pasme janë tërësisht të ndryshuara.

Brenda kapakut, në Infiniti QX55 pritet të jetë motori me 268 kuaj fuqi, që mundëson shpejtësi nga zero deri në 100 kilometra në orë për 4.5 sekonda.