74 mësimdhënës kundërshtojnë anulimin e konkursit në Prizren

74 mësimdhënës kundërshtojnë anulimin e konkursit në Prizren

Para Drejtorisë Komunale të Prizrenit është duke u mbajtur protesta për ta kundërshtuar anulimin e konkursit për pranimin e mbi 74 mësimdhënësve në këtë komunë.

Protestuesit poashtu po kundërshtojnë edhe hapjen e një konkursi të ri.

Kandidatët theksojnë se pranimi i tyre është bërë me konkurs dhe me mënyrë ligjore.

Ata duan që sa më parë të fillojnë punën.

Por drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaçi, e cila priti në takim protestuesit iu tha atyre që të aplikojnë në konkursin e dytë, sepse sipas saj i pari është anuluar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.