Regjistrohet një rast me fruth në Shkup, fëmija s’ka qenë i vaksinuar

Regjistrohet një rast me fruth në Shkup, fëmija s’ka qenë i vaksinuar

Gjatë periudhës prej 19 tetor deri 1 nëntor është regjistruar një rasti me fruth.

Siç njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik, bëhet fjalë për fëmijë të pavaksinuar nga grupi prej 1-4 vjet, nga Shkupi.

Deri 1 nëntor, numri në total i rasteve të regjistruara me fruth në Maqedoni është 1.901 ndërsa nga ISHP-ja thonë se epidemia ene vazhdon të jetë në gjithë territorin e Maqedonisë.

Në javën e 42-tv dhe 43-të në shtet janë vaksinuar 1.123 fëmijë ndërsa numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14 vjeçare me MRP vaksinë që nga fillimi i epidemisë është 42.746.