Elezaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame

Elezaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e Komunës së Klinës, përkatësisht Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjente nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Klinë, në përcaktimin e radhëve të varrezave në qytetin e Klinës, si dhe varrosjen e të vdekurve sipas radhës dhe kohës së varrimit.

Lidhur me këtë marrëveshje Komuna e Klinës ia lejon Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Klinë të menaxhojë me varrezat në qytetin e Klinës, duke mos lejuar që të caktohen vendet paraprakisht por me qellim që të shfrytëzohen hapësirat me radhë. Marrëveshja e bashkëpunimit është lidhur me vullnetin e dy palëve për periudhën dyvjeçare me mundësi vazhdimi.