Huawei do të ndërtojnë rrjetin 5G në Hungari

Huawei do të ndërtojnë rrjetin 5G në Hungari

Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto është shprehur se kompania kineze Huawei do të marrë pjesë në ndërtimin e gjeneratës së re të rrjetit pa tel 5G në vendin e tij.

Szijjarto në Shangai theksoi se Huawei në këtë projekt do të marrë pjesë me Vodafon-in britanik dhe Deutsche Telekom-in gjerman.

Ai shtoi se Hungaria nuk bën diskriminim mbi kompanitë në bazë të asaj se prej cilit vend janë, derisa respektojnë rregullat dhe ligjet hungareze.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur të bindin aleatët për të shmangur kompaninë Huawei, të cilën e konsideron rrezik sigurie.

Kjo temë kishte qenë një çështje kyçe gjatë një takimi të muajit shkurt në Budapest midis Szijjarto dhe sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Në muajin prill, Szijjarto tha se bashkëpunimi i mirë i Hungarisë me Huawei, i cili ka një nga qendrat më të mëdha evropiane në Hungari, është në interesin e saj ekonomik dhe strategjik.


MË SHUME NGA Tech