​Bylykbashi: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale

​Bylykbashi: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale

“Mazhoranca duhet ta kuptojë qartë se reforma zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse për të qenë të besueshme zgjedhjet”, deklaroi sot ish-bashkëkryetari i PD-së për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, pas tryezës paralele të opozitës me Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Bylykbashi tha se “grupi i punës i ekspertëve të opozitës u mblodh sot mbi bazën e një diskutimi që kemi nisur më herët, mbi bazën e një plani të qartë të mirëpërcaktuar për heshtjet që janë prioritete për reformën zgjedhore”.

“Qëndrimi ynë është i qartë, reforma zgjedhore e vërtetë dhe e plotë. Sot u mblodhëm dhe diskutuam jo vetëm çështjet e vullnetit politik që kërkojnë vullnet të drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjit ekzistues. OSBE/ODIHR e thotë qartë ligji, Kodi Zgjedhor, legjislacioni është i mjaftueshëm për të bërë zgjedhje demokratike, është e qartë që qeveria ka dështuar më mënyrë të qëllimshme për ta zbatuar atë e për rrjedhojë duhen gjetur mekanizmat për ta shtruar këtë. Propozimi i opozitës është i kahershëm, një qeveri kujdestare, tranzitore, garanton që zgjedhjet janë të lira dhe të ndershme, duke garantuar dhe të gjithë mekanizmat duke përfshirë dhe ndëshkimin e atyre që shkelin Kodin Zgjedhore, atyre që vjedhin, apo blejnë votat”, tha ai.

Në vijim Bylykbashi shtoi se gjithashtu ne diskutuam propozimet e ndryshme të cilët do marrin rrugën e tyre për sa i përket draftimit.

“Mesazhi që vjen nga e gjithë kjo përpjekja e opozitës është shumë e qartë, opozita është e angazhuar 100% për reformën zgjedhore, për të bërë propozime që vinë në përputhje me OSBE/ODIHR, për të zgjidhur të gjithë problemet e tjera që janë thelbësore për të garantuar që zgjedhjet janë për zgjedhësi jo për partitë dhe qeveritë dhe kjo në përktheje më atë që është prioriteti që përcakton Bundestagu, për një reformë zgjedhore që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Puna vazhdo, gjatë kësaj jave do të ketë rritje të intensitetit nga ana e ekspertëve të opozitës”, tha ai.

Në lidhje me produktin final, Bylykbashi tha se ne kemi një kalendar të përcaktuar dhe ajo që është e rëndësishme është identifikimi i të gjitha çështjeve prioritare, dhe më pas me një qëndrim të qartë të opozitës për çështje specifike.

“Mazhoranca duhet të kuptojë një gjë që Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në një instrument që është i besueshëm për shqiptarët dhe jo në një komision i cili është një pasqyrë ku mazhoranca sheh veten e vet sa e shëmtuar është. Ajo që ne kemi sugjeruar në planin 5 pikësh është instrumenti i cili do bëjë bashkë vullnetin e opozitës së bashkuar dhe atë të mazhorancës qeverisëse në një produkt final, konsensual siç e kërkon Bundestagu dhe SHBA, siç është interesi shqiptar edhe ky i testuar në zgjedhje. Zgjedhjet që bazohen në legjislacion të tillë, zgjedhje të parakohshme janë e vetmja zgjidhje e kësaj krize të thellë politike”, theksoi ai./ATSH/