Nis asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë

Nis asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit Sanie Ahmeti, kanë parë nga afër fillimin e asfaltimit të segmenteve të rrugëve në fshatin Pemishtë.

Ndër të tjera kryetari Jashari, ka theksuar se “asfaltimi i rrugës në fshatin Pemishtë po vazhdon sipas planit, së bashku me bashkëpunëtorë pamë nga afër finalizimin e rrugës. Aty bashkbiseduam me banorë të kësaj pjese të cilët i uruam për rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Skenderaj, çdo ditë e më shumë po bëhet me infrastrukturë moderne!”