Opozita “bllokon” Vuçiqin në RTS

Opozita “bllokon” Vuçiqin në RTS

Përkrahësit e opozitës u mblodhën jashtë ndërtesës së Radio Televizionit Publik të Serbisë për të bllokuar hyrjet në mënyrë që t’ia ndalojnë hyrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq që ishte i ftuar në një emision.

Bosko Obradoviq, udhëheqësi i partisë opozitare Dveri, iu ka bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen para RTS-së gjatë gjithë ditës përmes Twitter, njofton Klan Kosova.

Megjithatë , pak pasi kishte arritur Vuçiq në këtë objekt ka njoftuar se ai ka arritur atje.

“Mbërriti në RTS. Faleminderit të gjithë njerëzve për mbështetjen. Përgatitjet e fundit para emisionit”, ka shkruar ai.