Shenjat e hershme të kancerit që injorohen nga 90 për qind e njerëzve

Shenjat e hershme të kancerit që injorohen nga 90 për qind e njerëzve

Trupi i njeriut është krijuar asisoj që na dërgon sinjale, siç janë simptomat, për të na bërë të kuptojmë se diçka është duke shkuar gabim.

Fatkeqësisht, shumica prej nesh i injorojmë këto shenja, duke menduar se gjithçka do të jetë në rregull.

Megjithatë, ekspertët kanë përpiluar disa simptoma të cilat mund të jenë shenja të kancerit dhe të cilat duhet t’i trajtoni me seriozitet.

Neoplazmat e lëkurës

Neoplazmat konsiderohen si shenjë e kancerit të gjirit apo lëkurës.

Simptomat tjera mund të përfshijnë:

– Nyje të forta në gjinj apo sqetulla
– Acarim apo skuqje me origjinë të panjohur që nuk vjen si pasojë e ndonjë ushqimi apo alergjie kozmetike
– Shfaqja e një ulcere ujore në qendër të neoplazmës, etj.

Kolli i vazhdueshëm

Një koll i gjatë është një prej simptomave të sëmundjeve të mushkërive që mund të shoqërohet edhe me shenja tjera, siç janë:

– Zvogëlimi i apetit
– Humbja e peshës
– Në fazat e fundit, kanceri në mushkëri mund të shkaktojë koll me gjak dhe probleme me frymëmarrje

Acarimi i lëkurës apo kruarja

Në shumicën e rasteve, acarimi i lëkurës nuk ndërlidhet me tumor, por përvojat klinike demonstrojnë për një lidhje të caktuar:

– Neoplazma e mitrës mund të shkaktojë acarim apo kruarje gjenitale
– Kanceri në tru mund të provokojë kruarje në hundë

Sekrecione gjatë urinimit

Këto mund të jenë shenjë e kancerit të veshkave dhe zakonisht shoqërohen edhe me këto simptoma:

– Gjakderdhje gjatë urinimit
– Hipertension
– Dhimbje në veshka
– Lodhje apo ligështim kronik

Humbja e peshës

Një humbje e pashpjegueshme e peshës mund të ndodh kur keni kancer në lukth. Ky kancer shoqërohet edhe me këto simptoma:

– Mungesa e dëshirës për të ngrënë mish
– Anemi
– Vështirësi të lëvizjes së ushqimit përgjatë zorrëve, etj.