Pendarovski për vizitë në Itali

Pendarovski për vizitë në Itali

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë.

Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit të Republikës së Italisë, Serxho Matarella. Dy presidentët do të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka do të pasojë takim plenar i dy delegacioneve.

Presidenti Stevo Pendarovski do të takim edhe me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit italian, Roberto Fiko, si dhe takim të përbashkët me senatorin Etore Liçeri, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, senatorin Luçiano D’Alfonso, kryetarin e grupit për miqësi me Unionin Ndërparlamentar dhe anëtarë të Komisioneve të Senatit të Punëve të Jashtme, Mbrojtje, Çështje Evropiane dhe të grupit për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Italisë, presidenti Pendarovski do të mbajë ligjërate në Fakultetin e Shkencave Politike, Sociologji dhe Komunikime në Universitetin Sapienca në Romë.