Shtiu me armë në mesnatë, e denoncon komshiu në polici, në Shtime

Shtiu me armë në mesnatë, e denoncon komshiu në polici, në Shtime

Shpërndaje 0 0 Pëlqeje 11:17 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 Shtiu me armë në mesnatë, e denoncon komshiu në polici, në Shtime Një person ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij, në Shtime ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës së gjuetisë.

“Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar dy gëzhoja të armës së gjuetisë. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar armën me të cilën kishte shtënë dy herë në ajër. Arma është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt”.