Vrasësi që nuk u kap asnjëherë: Vrau pesë gra duke gjymtuar trupat e tyre

Vrasësi që nuk u kap asnjëherë: Vrau pesë gra duke gjymtuar trupat e tyre

Jack the Ripper terrorizoi Londrën në 1888, duke vrarë të paktën pesë gra të cilat ishin prostituta, duke gjymtuar trupat e tyre në një mënyrë të pazakontë, duke treguar se vrasësi kishte një njohuri thelbësore të anatomisë njerëzore.

Vrasësi nuk u kap asnjëherë, madje as nuk u identifikua, por mbetet një nga kriminelët më famëkeq në botë.

Të pesë vrasjet që i atribuohen Jack Ripper, ndodhën shumë afër njëra tjetrës, prej 7 gusht deri 10 shtator 1888. Disa vrasje të tjera që ndodhën rreth asaj periudhe kohore janë hetuar gjithashtu të cilat mendohet se janë realizuar nga po i njëjti person.

Një numër letrash u thanë se u dërguan nga vrasësi në polici, duke uruar oficerët për aktivitetin e tij të tmerrshëm dhe duke spekuluar për vrasjet që do të vinin.

Përkundër hetimeve të panumërta që pretendojnë të jenë provat përfundimtare të identitetit të vrasësit brutal, emri dhe motivi i tij ose saj janë ende të panjohura.

Në kohën kur ndodhën këto vrasje, vdekja ose vrasja e një vajze e cila punonte si prostitutë, rrallë raportohej në shtyp ose diskutohej brenda shoqërisë. Jack Ripper nuk mori jetën e 5 grave vetëm me një thikë, ai gjymtoi dhe shpërndau organet e grave, duke hequr disa nga to si veshkët, dhe krimet e tij paraqitnin një neveri për tërë gjininë femërore.

Vrasjet e tij papritmar u ndalën në vjeshtën e 1888, por qytetarët e Londrës vazhduan të kërkonin përgjigje, madje edhe pas një shekulli. Kjo çështje u bë aq e famshme saqë në vazhdim shumë filma, seri televizive, dhe libra u bazuan në këtë histori vrasjesh.


MË SHUME NGA Kuriozitete