235 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dje, në Spitalin e Pejës

235 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore dje, në Spitalin e Pejës

235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 5 nëntor 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

16 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 269 pacientë që në total kanë kryer 4,186 analiza.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.