​Smartfoni i Xiaomit me kamerë 108 megapiksel

​Smartfoni i Xiaomit me kamerë 108 megapiksel

Smartfoni i parë “inteligjent” në botë me një aparat fotografik 108 megapiksel është prezantuar nga kompania kineze Xiaomi.

Sensori i sofistikuar i kamerës është një krijim i Samsung-ut të Koresë së Jugut, i cili ende nuk e ka përdorur atë në produktet e veta, sipas BBC-së.

Aktualisht, Mi CC9 Pro Premium është njoftuar të shitet në tregun kinez për vetëm 400 dollarë. Kompania planifikon të përfshijë të njëjtën kamerë në modelin Mi Note 10 që do të dalë në treg ndërkombëtar.

Xiaomi është prodhuesi i katërt më i madh i telefonave inteligjentë në të gjithë botën, duke zënë 9.1% të tregut sipas firmës kërkimore Canalys. Shitjet po rriten me shpejtësi në Evropë.