Mbahet forumi i profesionistëve të rinj të ujit, pjesmarrës 40 kompani

Mbahet forumi i profesionistëve të rinj të ujit, pjesmarrës 40 kompani

Për të pestën herë me radhë është mbajtur forumi i grupimit të profesionistëve të rinj të ujit me temë “Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit”.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga Shoqata e Ujësjellësit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Zëvendësdrejtori i SHUKOS-it, Bekim Juniku, ka thënë se aktivitetet e tilla ndihmojnë që akterët kyç nga kjo fushë të mblidhen në një vend.

“Pothuajse ky aktivitet është shndërruar në një traditë ku përveç të tjerash është një mundësi unike për t’i bashkuar të gjithë akterët të ujit në një vend dhe për të nxitur një bashkëpunim gjithëpërfshirës në shkëmbimin e përvojave”, ka thënë ai

Nga Shqipëria foli Elizabeta Poçi nga Shukalb. Ajo tha se këto konferenca ndihmojnë të rinjtë që të profilizohen në këtë fushë.

“Ne kemi vite që bëjmë këso konferenca së bashku me ‘SHUKOS’ dhe kjo është një vlerë shumë e madhe ku do të kemi për dy ditë punime. Përtej kësaj vlera e këtij forumi është shumë e madhe dhe besoj edhe për juve që merrni pjesë. Është me rëndësi për juve që të jeni në këtë konferencë pavarësisht statusit tuaj”, tha ajo, raporton EO.

Në këtë forum po marrin pjesë afro 40 kompani që merren me ujësjellës.