Vritet në rrethana të paqarta një 43-vjeçar në Shkodër

Vritet në rrethana të paqarta një 43-vjeçar në Shkodër

Një person është vrarë sot në Shkodër dhe bëhet fjalë për 43-vjeçarinn Gj. K..

Policia bën me dije se është nisur në drejtim të vendngjarjes, por deri më tani rrethanat janë të paqarta.

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.