Kërkesat e Francës për nigociatat do të shpalosen në Këshillin e ardhshëm

Kërkesat e Francës për nigociatat do të shpalosen në Këshillin e ardhshëm

Kërkesat më të detajuara të Francës lidhur me metodologjinë e procesit negociues do të jepen në takimin e ministrave të punëve të jashtme dhe të Evropës të vendeve të BE-së, i cili do të mbahet më 19 nëntor në Bruksel, ndërsa zgjerimi i Unionit edhe formalisht do të jetë në rend dite të takimit. Çështja do të diskutohet, por nuk priten konkludime konkrete.

Ministrat e vendeve-anëtare të BE-së, të cilët janë mbështetës të zgjerimit insistuan që të kthehet zgjerimi i agjendës sa më shpejtë që është e mundur. Ata në takim do të bisedojnë për situatën në të cilin gjendet çështja në këtë moment, ndërsa burime diplomatike për MEDIAL-n shtojnë se presin që Franca të parashtrojë kërkesa më të detajuara për propozimet për reformë të metodologjisë së procesit të zgjerimit.

Zgjerimi dhe bllokada e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishin temë e diskutimit në takimin e së martës joformal të ambasadorëve në Bruksel. Diplomatët këtë e interpretojnë si tentim që të mbahet në jetë tema për zgjerimin e BE-së dhe sinjal politik se BE-ja nuk heq dorë nga kjo politikë.

Sipas paralajmërimeve deri më tani jozyrtare të cilat vijnë nga Parisi, propozimi francez do të thotë se vendet kandidate do të mund më shpejtë t’i shfrytëzojnë përfitimet e BE-së në disa sfera ku avancohen pa e pritur anëtarësimin e plotfuqishëm, por nga ana tjetër procesi do të ishte reverzibil, gjegjësisht vendi kandidat do të mund të humbë disa beneficione nëse e ndryshon politikën ose fillon të ngecë.

Euroambasadori Samuel Zhbogar, lidhur me metodologjinë e tij të negocimit, dje theksoi se politika e lartë duhet të lihet në Bruksel, ndërsa Delegacioni i BE-së mbetet këtu, pa marr parasysh nëse vendi ka marrë datë ose jo për fillimin e negociatave me Unionin.

“Është shumë herët të flitet për metodologjinë e re. Siç thash edhe më herët, kjo duhet t’i lihet politikës së lartë të vendeve anëtare dhe diskutimeve në Bruksel. Ajo që ne duhet të fokusohemi është se çfarë mund të bëjmë si delegacion i BE-së, që t’u tregojmë njerëzve se jemi këtu ta vazhdojmë mbështetjen”, tha Zhbogar.

Be-ja është donatori më i madh në vend, me mbi 90 milionë euro në nivel vjetor për mbështetje të reformat kombëtare në sektorë të ndryshëm. Përveç Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA), BE-ja ka edhe mundësi të tjera për mbështetje të vendit në rrugën e saj ndaj anëtarësimit të plotfuqishëm.

Presidenti, Stevo Pendarovski javën e ardhshme do të takohet me kolegun e tij francez Emanuel Makron dhe do të ketë mundësi që drejtpërdrejt nga shefi i shtetit francez t’i dëgjojë qëndrimet e Francës për zgjerim dhe për metodologjinë e tij të bisedimeve. Takimi mes Pendarovskit dhe Makronit, siç konfirmuan nga Kabineti i tij, do të mbahet më 12 nëntor, kur Pendarovski do të marrë pjesë në Forumin paqësor të Parisit.