Twitter do të sjellë gjatë vitit 2020 ndryshime për rritje të privatësisë

Twitter do të sjellë gjatë vitit 2020 ndryshime për rritje të privatësisë

Ndryshimet e paralajmëruara, mund të sjellin sistem të ri funksionimi në këtë rrjet social.

Dantley Davis është nënpresidenti dhe shefi i dizajnit në Twitter, që ka bërë një postim ku tregon pesë ndryshime të mëdha, që mund të bëhen gjatë vitit 2020.

“Të më largosh nga biseda, të mos lejohet shpërndarja e këtij postimi, të mos lejohen njerëzit të më përmendin pa leje, të largohen etiketimet nga bisedat, si dhe postimi të shkojë vetëm të thurjet, llogaritë e interesit dhe miqtë e caktuar”, ka shkruar Davis.

Fakti që do të lejohet largimi i etiketimeve në postime, nënkupton se mund të ketë edhe ndryshime të tjera brenda postimit. Mirëpo, kur janë kontaktuar zëdhënësit e Twitter, nuk kanë dashur të japin informatë konkrete lidhur me këto ndryshime.

“Këto ndryshime që janë treguar, janë kërkesa personale, për të cilat edhe jemi duke punuar. Gjithkush ka mundësi të jep ide, disa edhe i zhvillojmë për të parë si mund të funksionojnë”, thuhet në raport, ku nuk tregohet nëse vërtetë do të ndodhin.

Pak kohë më vonë, Davis e ka shpërndarë edhe një postim, ku shprehet i kënaqur lidhur me interesimin rreth ndryshimeve, ndërsa tha se Twitter do të punojë për të rritur privatësinë dhe sigurinë. 


MË SHUME NGA Tech