Vivo do të shfaq telefonin e tyre 5G, të mundësuar nga procesori i Samsung

Vivo do të shfaq telefonin e tyre 5G, të mundësuar nga procesori i Samsung

Samsung njoftoi porcesorin e rangut mesatar Exynos 980, dy muaj më parë. 

Është procesori i parë mobil nga kompania që paraqet një modem të integruar 5G. 

Ky procesor do të bëjë të mundur që 5G të integrohet në pajisje më të përballueshme.

Prodhuesi kinez i smartphone-ve Vivo, kishte konfirmuar se po punonte në një telefon  i cili do të mundësohet nga Exynos 980. 

Samsung dhe Vivo kanë planifikuar nesër një konferencë shtypi në Pekin, ku kjo pajisje ka të ngjarë të zbulohet.

Duket se telefoni i parë inteligjent që përdor modemin 5G të Samsung nuk do të jetë një pajisje nga vetë gjigandi korean. 

Konferenca për shtyp “vivo X Samsung 5G AI” është caktuar për nesër në Pekin, ku telefoni, që besohet të jetë Vivo X30, mund të bëhet zyrtar.

Edhe nëse Vivo nuk e zbulon pajisjen nesër, me siguri do të dëgjojmë më shumë detaje rreth partneritetit të tyre me Samsung. 


MË SHUME NGA Tech