Dua Lipa njofton se do performojë edhe këtë vit në American Music Awards

Dua Lipa njofton se do performojë edhe këtë vit në American Music Awards

Këngëtarja shqiptare me famë të madhe në tërë botën, Dua Lipa, tregon se edhe këtë vit është pjesë e një prej ceremonive më të mëdha muzikore, American Music Awards.

Ajo vitin e kaluar performoi hitin e saj të madh “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, ndërsa sivjet padyshim se do mahnit publikun me interpretimin e “Don’t Start Now”- e cila theu rekorde për vetëm pak ditë.

Se do jetë e pranishme edhe këtë herë në AMAs, 24-vjeçarja njoftimin e bëri përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, më saktësisht në Instagram- aty ku ndiqet nga hiç më pak se 35.2 milionë njerëz.

“Shumë e emocionuar të performojë për herë të dytë radhazi në AMAs. Shihemi atje, të dielën, 24 nëntor”, ka shkruar krahas imazhit të saj Lipa.

“Shumë e emocionuar të performojë për herë të dytë radhazi në AMAs. Shihemi atje, të dielën, 24 nëntor”, ka shkruar krahas imazhit të saj Lipa.

Veç tjerash, ylli shqiptar sot për BBC ka folur rreth ndikimit të rrjeteve sociale, duke thënë se janë duke nxitur vazhdimisht urrejtje te njerëzit. Për mediat sociale, më parë ka folur edhe këngëtarja Selena Gomez, teksa thotë se të rinjtë po kalojnë shumë kohë në to dhe se janë të tmerrshme.