Moti i keq, situata në Gjirokastër

Moti i keq, situata në Gjirokastër

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës gjatë natës u regjistruan rreth 15 mm reshje, por situata duket e përmirësuar në orët e mëngjesit.

Shiu i shoqëruar me erë dhe stuhi në disa zona ka dëmtuar pemë frutore ndërsa ka një aksion për prerjen e pemëve të degraduara në disa zona.

Ekipet e shërbimeve po përpiqen të parandalojnë një vërshim të mundshëm të interteve drejt banesave në lagjen Gërhot në Gjirokastër.

Banorët e njësive administrative Luftinje dhe Buz bashkia Memaliaj kanë njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.

Lumenjtë Vjosa dhe Drino janë në shtratin e tyre dhe për momentin niveli i ujërave nuk përbën shqetësim.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare