“Nuk duam të quhet Martin Luther King!”, i hiqet bulevardit emri i liderit

“Nuk duam të quhet Martin Luther King!”, i hiqet bulevardit emri i liderit

Ndryshimi i emrit të një bulevardi po ndan thellësisht banorët e Kansas City, në SHBA. Këshlli Bashkiak i qytetit kishte vendosur t’i vendoste njërit prej bulevardeve historike të tij emrin e aktivistit të famshëm të vrarë në prillin e vitit 1968, një nga figurat simbolike të komunitetit afro-amerikan.

Vendimi nuk u morr aspak mirë nga një grup banorësh, që organizoi menjëherë një komitet i quajtur Save “El Paseo”, që është edhe  emri tradicional i bulevardit, me origjinë meksikane, që është i gjatë rreth 16 kilometra.

Komiteti filloi të mblidhte shumë konsensus dhe kërkoi mbajtjen e një referendumi popullor, veçanërisht me pretendimin që fjala El Paseo është pjesë e traditës së qytetit, i cili tejkalon 1 milion e gjysmë banorë në pjesën e tij metropolitane, ndërkohë që Martin Luther King nderohet në qytet me emrin e një lulishteje qysh nga viti 1978.

Dje rezultatet e referendumit ishin të qartë, rreth 70% e votuesve ishin dakord me rikthimin e emrit origjinal El Paseo. Vendimi, në një qytet që etnikisht ndahet në 60% të bardhë dhe rreth 30% afro-amerikanë, po merr nota politike të theksuara, ku nuk mungojnë akuzat për racizëm nga ana e komunitetit afro-amerikan, edhe pse me “Save El Paseo” u bashkuan persona të etnive të ndryshme.

Janë pothuajse 900 rrugët e emëruara në nder të Martin Luther King, në Shtetet e Bashkuara, dhe studimet kanë treguar se rrugët me emrin e tij janë dhe më të varfrat dhe me shumicë afro-amerikane.  

Mbështetësit e emrit tradicional, “El Paseo”.

Mbështetësit e emrit Martin Luther King

Fushata "Save the Paseo"

Heqja e tabelës

Martin Luter King


MË SHUME NGA Kuriozitete