Aniston: Izolohem, frikësohem se do të humbë kontaktin me botën e vërtetë

Aniston: Izolohem, frikësohem se do të humbë kontaktin me botën e vërtetë

Aktorja e njohur Jennifer Aniston është një figurë shumë e dashur për publikun për shkak edhe të pozitivitetit që ajo pasqyron tek fasnat.

Së fundmi gjatë një interviste në Glamour, Jennifer Aniston ka pranuar se ajo shpesh e gjen veten të izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë, duke rrezikuar të humbasë kontaktin me botën e vërtetë.

Ylli 50 vjeçarë rrëfeu : “E gjej veten të izoluar. Dua të qëndroj në shtëpi. Shtëpia është një hapësirë shumë e rehatshme, e sigurt për mua. Por nësa qëndroni në shtëpi për një kohë të gjatë do të izoloheni dhe do të humbni kontaktin me atë që po ndodhë me botën e vërtetë”.

Kujtojmë se probleme të tilla personat e famshëm kanë vazhdimisht, duke u munduar të mbajnë privatësinë dhe qetësinë nga interesimi i madh i publikut për ta.