Foshnja vuante nga një sëmundje e rrallë, prindërit e braktisën

Foshnja vuante nga një sëmundje e rrallë, prindërit e braktisën

Një fëmijë i porsalindur në Torino është braktisur nga prindërit pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë.

Vetëm 4 muajsh, Giovannino vuan nga “Harlequin Ichthyosis” një gjendje gjenetike që shkakton trashjen dhe tharjen e lëkurës.

Ky problem lidhet me aftësinë e qelizave për tu rigjeneruar, pra qelizat mund të ripërtërihen më shpejt se ç’duhet duke krijuar shtresëzime të lëkurës.

Ose mund të rigjenerohen më ngadalë duke bërë të mundur dhe hapjen e plagëve në lëkurë.

Zakonisht ajo shoqërohet me shenja në të gjithë trupin.

Sipas shkencëtarëve ajo është një sëmundje që prek një në një million persona por nuk është ngjitëse.

Infermierët shprehen se prindërit janë larguar nga spitali pasi fëmija kishte nevojë për kujdesje mjekësore por nuk janë kthyer ta marrin.

“Nuk jam e qartë se cila është arsyeja por diçka është e sigurt, që këtë fëmijë e kanë braktisur” - shprehet një prej infermiereve.

Autoritetet lokale janë në dijeni të rastit dhe po kërkojnë të kontaktojnë dhe të gjejnë prindërit. Gjthashtu ato kanë gjetur strehë për foshnjën por i duhet dhe përkujdesje e veçantë mjekësore.

Pas publikimit të lajmit ditën e sotme shumë familje në Torino janë paraqitur në spial duke ofruar adoptim për foshnjën.

Autoritetet deklarojnë se janë duke monitoruar kërkesat e familjeve për të gjetur më të përshtatshmit për përkujdesjen e foshnjës.