“Xhelatët”, kryevepra e Martin Mcdonagh në skenën e “ArTurbina”

“Xhelatët”, kryevepra e Martin Mcdonagh në skenën e “ArTurbina”

Vepra “Xhelatët”, kryevepra e Martin Mcdonagh, prodhim i Teatrit Kombëtar, me regji të Qëndrim Rijanit u rikthye mbrëmjen e djeshme për publikun në skenën e “ArTurbinës”.

Kjo është java e fundit për të shijuar shfaqjen ”Xhelatët” e cila u shfaq mbrëmjen e djeshme e do të vijoj deri në fundjavë.

Kjo vepër erdhi  me regji nga Qëndrim Rijani dhe nën interpretimin e 14 aktorëve në skenë mes tyre Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu, Florian Agalliu, Hervin Çuli etj.

Në qendër të veprës është dëshira e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak, që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

Kjo shfaqje vjen me tarifa të reduktuara për studentët e pajisur me kartë studenti./atsh/