Balla: Punojmë për mandatin e tretë

Balla: Punojmë për mandatin e tretë

Partia Socialiste e Shqipërisë prezantoi sot në Elbasan nën moton “TI ZGJEDH” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste mbetet partia më e madhe dhe më e besuar për shqiptarët.

“Partia Socialiste do të bëjë të mundur që të zgjedhurit e saj në qeverisje ose në nivel lokal të jenë 50 për qind burra e 50 për qind gra. PS sot ka bërë shumë për barazi gjinore, teksa ne kemi shumë ministre në qeveri. Partia Socialiste sot është partia më e madhe në vend, duke pasur mbështetje edhe nga gratë.

Ne në çdo organizatë kemi zgjedhur një burrë e një grua, për ta çuar barazinë gjinore në PS 50 për qind burra e 50 për qind gra”, deklaroi Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, numri dy i PS Balla shtoi se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj, vendi të integrohet sa më afër BE-së.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste. Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend.

Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE. Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama”, tha Balla.