Zhduket një vajzë e mitur nga Prishtina

Zhduket një vajzë e mitur nga Prishtina

Të martën në stacionin policor në Prishtinë është raportuar se një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rastin në polici e ka paraqitur motra e të miturës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë 08.10.2019 – 17:30. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se motra e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, theksohet në raport.

Ndërkaq njësitë policore janë duke e hetuar rastin.