Grabitja e kasafortës së postës në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona

Grabitja e kasafortës së postës në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar për grabitjen e kasafortës së postës në Fushë-Krujë.

Kasaforta u vjedh me thyerje gjatë orëve të para të mëngjesit të  4 nëntorit.

Autorët morën një sasi lekësh dhe një sasi valute e më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes së të hënës, policia vuri në pranga roje private të postës me iniciale B.P., për moskallëzimin e ngjarjes./oranews/