James Dean “aktron” sërish… 64 vjet pas vdekjes

James Dean “aktron” sërish… 64 vjet pas vdekjes

Më shumë se 60 vjet pas vdekjes, James Dean do të rishfaqet në një film falë efekteve speciale, që do të rikrijojnë imazhet e aktorit amerikan, njoftoi kompania filmike Magic City Films.

Në këtë film artistik me metrazh të gjatë, “Në kërkim të Xhekut”, që do të nisë xhirimet së shpejti, varianti i rikrijuar i James Dean, i cili vdiq në vitin 1955, do të luajë rolin e Rogan, një rol dytësor, saktësoi revista “The Hollywood Reporter”.

Sipas kësaj reviste, në film do të përdoret teknologjia “full body” (trup i plotë), që mundëson rikrijimin e imazhit të plotë të një personi, duke u bazuar në foto e video të arkivuara, pa ia mbivendosur imazhit të një individi tjetër./atsh/