Rikuperojnë aksionet aziatike

Rikuperojnë aksionet aziatike

Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje.

Këshu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.2 për qind.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.11 për qind, duke shkuar në 23,330.32 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej fillimi të tetorit të një viti më parë.

Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.22 për qind, duke shkuar në 1,698.13 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.68 për qind, në 27,876.72 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.01 për qind, duke shkuar në 2,144.29 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait ishte në nivelin e qendrueshëm prej 2,978.71 pikësh.

Autor: RTKlive