Kosova edhe shumë vite do të varet nga energjia e prodhuar nga thëngjilli

Kosova edhe shumë vite do të varet nga energjia e prodhuar nga thëngjilli

Në Prishtinë po vazhdon konferenca për sistemin elektroenergjetik, në të cilën po marrin pjesë shumë ekspertë të fushës.

Pranvera Dobruna-Kryeziu, zv. drejtoreshë e Komitetit Nacional CIGRE tha se nga konkluzionet që janë dalë nga CIGre janë meritore që qeveria të merret me to.

“Është e pamundur që energjia të bazohet vetëm nga ajo e ripërtërishme, në Kosovës është e pamundur”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dobruna-Kryeziu vlerësoi se për Kosovën është vështirë të prodhohet edhe nga uji, pasi që nuk kemi ujë të mjaftueshëm.

Ajo foli edhe për rindërtimin e termocentralit të ri, që sipas saj nuk është i shtim i një termocentrali po ndërrim, pra shkon Kosova A dhe ndeërtohet i riu.

Për bashkëpunimin e Kosovës me vende të ndryshme, Dobruna-Kryeziu, vlerësoi se Kosova ka bashkëpunim me vendet e rajonit, e veçanërisht me Shqipërinë.

Autor: RTKlive