Nga Serbia dërgohet me zarf një plumb Parlamentit të Bosnjës

Nga Serbia dërgohet me zarf një plumb Parlamentit të Bosnjës

Zarfi që përmban një plumb brenda tij, mbërriti në ndërtesën e Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas informacioneve të para, zarfi mbërriti nga kryeqyteti serb dhe dërgesa u pranua në zyrën e Shërbimit të Përbashkët të Institucioneve të Bosnjës.

Adresa e marrësit është Parlamenti i Bosnjë dhe Hercegovinës, rruga ‘Sheshi BeH 1’, por nuk tregohet saktësisht se kush duhet ta merrte atë,shkruan portali Klix.ba.

Policia ka nisur hetimin e rastit dhe të zbardhin se cili ishte “mesazhi” i dërgesës.