Jashari përcjell nga afër realizimin e projekteve rrugore

Jashari përcjell nga afër realizimin e projekteve rrugore

Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë inspektuar punimet në realizimin e projekteve në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës Runik - Syriganë.

Me këtë rast kryetari Jashari tha se ky është një projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj zone

“Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë, pamë nga afër punimet që po zhvillohen në rrugët e fshatit Kotorrë dhe projektin e rrugës nga qendra e Runikut deri në Syriganë. Një projekt mjaft i rëndësishëm për banorët e kësaj pjese, ku gjithashtu përfshihet edhe asfaltimi i shumë kilometrave tjerë të segmenteve nëpër fshatrat e kësaj ane.”