KE: Ekonomia evropiane mund të përballet me vështirësi në të ardhmen

KE: Ekonomia evropiane mund të përballet me vështirësi në të ardhmen

Komisioni Evropian rishikoi sot parashikimet e tij të rritjes ekonomike për vitin 2019 dhe 2020, për shkak të një mjedisi të jashtëm shumë më pak të favorshëm dhe parashikon një periudhë të zgjatur të nivelit të ulët të rritjes dhe një inflacion shumë të ulët.

“Ekonomia evropiane ka rezistuar, pavarësisht kontekstit të jashtëm më pak të favorshëm. Sidoqoftë, ne mund të përballemi me vështirësi në të ardhmen, me një periudhë pasigurie të madhe, për shkak të konflikteve tregtare, tensioneve gjeopolitike në rritje, dobësimit të vazhdueshëm të sektorit të prodhimit dhe Brexit-it”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis. 

Në kontekstin e rritjes globale, e dënuar të mbetet e ngadaltë, Komisioni konsideron se aktiviteti në Evropë do të varet nga forca e sektorëve më të drejtuar drejt tregut të brendshëm./ATSH/