Basha: Rrugëtim me rininë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme

Basha: Rrugëtim me rininë për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është i vendosur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, parlamentare dhe lokale. Nga Vlora ai tha se ndryshimi duhet të vijë përmes votës së lirë.

“Është një takim me rininë, një rrugëtim që nis me rininë për të shkuar drejt zgjidhjeve dhe padyshim drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën kohë”, theksoi Basha.

Basha tha se ka propozime për reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh se nuk parashikon se kur do të jenë zgjedhjet, por të përpiqemi ta afrojmë sa më shpejt./Ora News/