VIDEO-Ulen pritjet për rezonancë magnetike në QKUK

VIDEO-Ulen pritjet për rezonancë magnetike në QKUK

Sot shënohet Dita Botërore e Radiologëve.

Bujar Gjikolli drejtor në Klinikën e Radiologjisë, tha se kjo ditë botërore e radiologëve shënohet në shumë vende të botës. 8 Nëntori, daton nga Uilhem Conrad Rontgen i cili zbuloi ekzistimin e rrezeve X në vitin 1895.

“Këto vitet e fundit ka pasur ndryshime pozitive në klinikën e Radiologjisë në QKUK. Së fundi kemi pasur edhe një donacion nga Japonia, po ashtu do të kemi edhe një aparat tjetër për rezonancë magnetike që do të jetë e dyta. Jemi duke tentuar të përmirësojmë edhe kushtet e punës në klinikë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai bëri me dije se Kosova krahasohet me Maqedoninë.

Sipas tij po mundohen që të ulen pritjet për shërbimet magnetike, edhe pse ende ka kërkesa të mëdha. Ai bëri me dije se edhe të shtunën po fotografojnë me leje të drejtorit . Gjikolli tha se për raste emergjenca nuk ka pritje.

Një problem sipas tij lidhet me mirëmbajtjen e aparateve që janë në radiologji.

Ndryshe imazheria në mjekësi është një nga disiplinat më interesante dhe progresive në shëndetësi dhe një fushë e aktiviteteve të shumta teknologjike dhe hulumtimeve biologjike.

Rrezet X, RM, ultrazëri dhe teknologjitë e shumta imazherike mjekësore si dhe imazhet e fituara me këto metoda, janë të njohura për shumë njerëz, por roli dhe vlera e saktë e këtyre shërbimeve nuk është e plotë për shumëkënd.

Autor: RTKlive