Pas atentatit, vdes shoferi i prokurorit Arjan Ndoj

Pas atentatit, vdes shoferi i prokurorit Arjan Ndoj

Gjashtë ditë pas atentatit të Prokurorit Arjan Ndoj ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, shoferi i tij, shtetasi Andi Maloku.

Maloku nuk ka mundur ti mbijetojë 2 plagëve të marra në mushkëri dhe shtyllën kurrizore.  Vdekja e tij është konstatuar rreth orë 18:30 fillimisht nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe bluzat e bardha.

Me ndarjen e tij nga jeta, tashmë Krimet e Renda do të ndryshojë edhe rrjedhën e  hetimeve. Për të arrestuarin Redjan Raja nuk do të kemi akuzën e tentativës së vrasjes, por atë të vrasje.