“Bomba” nga Amerika: Milani ka marrë Zlatan Ibrahimovicin!

“Bomba” nga Amerika: Milani ka marrë Zlatan Ibrahimovicin!

“Milan ka marrë Zlatan Ibrahimovicin!” Lajmi bombastik vjen nga Amerika dhe zbulohet nga Don Garber, komisioneri i MLS.

Pronari i kampionatit të futbollit në Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë dyshim, teksa u shpreh për ESPN:

“Zlatan është një personazh mjaft interesant dhe më mban të impenjuar. Gjithmonë ke nevojë për lojtarë të tillë, si David Beckham vite më parë. Ai është 38 vjeç dhe tani është marrë nga Milani, një nga klubet më të rëndësishme në botë. Thuasje ka thyer çdo rekord të golave të shënuar vetëm për dy vite. Shpresoj të qëndrojë, por varet nga Galaxy. Jam shumë i lumtur që e kemi patur këtu dhe më pëlqejnë momentet me të, sidomos kur flet në vetë të tretë.”

A duhen besuar këto deklarata? Dyshimi mbetet, sepse, për momentin, në Itali nuk ka indicie për afrimin e Ibras te Milani. Kuqezinjtë sigurisht janë të interesuar për sulmuesin suedez, që tashmë e ka mbyllur me Galaxy, por marrëveshja nuk duket të jetë kaq afër. Gjithsesi, këto fjalë bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Milanit, më pak ata të Bolognas dhe Napolit.