LA Clippers realizuan fitoren e gjashtë

LA Clippers realizuan fitoren e gjashtë

Los Angeles Clippers kanë vazhduar me fitore në NBA, ku kësaj radhe ka mposhtur Portlandin para tifozëve të vet 107:101.

Ndeshje fantastike është zhvilluar në Staples Center të Los Angelosit ku në fund Clippers shënuan fitore me gjashtë pikë diferencë.

Kawhi Leonard ka ishte më i miri në këtë takim me 27 pikë, 13 kërcime e katër asistime ishte më meritori në këtë fitore, transmeton telegrafi.

Lou Williams gjithashtu pati paraqitje të mirë me 26 pikë, tre kërcime e tetë asistime.

CJ McCollum dhe Damien Lillard shënuan nga 22 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Blazers.

Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe San Antonio Spurs ndaj Oklahoma City Thunder me nëntë pikë diferencë 121:112. 

Rezultatet:
Charlotte Hornets – Boston Celtics 87:108
San Antonio Spurs – Oklahoma City Thunder 121:11
Phoenix Suns – Miami Heat 108:124
LA Clippers – Portland Trail Blazers 107:101