Desku: 100 ankesa në PZAP

Desku: 100 ankesa në PZAP

100 ankesa janë dorëzuar në PZAP pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja.

Këtë për RTKlive e ka konfirmuar edhe Mulë Desku nga ky institucion.

Ai ka bërë të ditur se numrin më të madh të ankesave e kanë parashtruar partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës.

“23 ankesa janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, 5 ankesa VV, 6 nga koalicioni NISMA-AKR-PD, 42 nga Samostalna Liberalna Stranka, 1 nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës, 4 nga Partia Kosovskih Serba, 1 nga koalicioni VAKAT”, kë bërë të ditur Desku.

Me të marrë vendimin nga PZAP, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve. 


MË SHUME NGA Aktuale