Kaçaniku asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës

Kaçaniku asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës

Komuna e Kaçanikut do të mbetet pa asnjë deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndonëse kishte 7 kandidatë (nga partitë kryesore politike), kjo qytezë s’ka arritur që ta dërgonte asnjë përfaqësues në institucionin kryesor të vendit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 33.652, derisa në zgjedhje kryesisht dalin afro 15 mijë votues.

E vetmja që për një “fije floku” s’arriti të bëhej deputet është Kosovare Murseli e PDK-së. Kjo e fundit mësohet se mori mbi 6 mijë vota. Me një “grusht” vota para saj bëhet deputete Valdete Idrizi, nga Mitrovica.

Vlen të theksohet se kandidatë të ndryshëm nga qytete të Kosovës shfrytëzojnë këtë komunë për të marrë vota, ndonëse pas zgjedhjeve as nuk e shkelin Kaçanikun.

Kjo është një kritikë që po vazhdon të bëhet nga gazetarët dhe shoqëria civile nga kjo komunë.