Tuttosport: Modric e ka refuzuar ofertën e re të Milanit

Tuttosport: Modric e ka refuzuar ofertën e re të Milanit

Mesfushori kroat, Luka Modric do të mbetet në Real Madrid, pa marrë parasysh se në këtë edicion ka probleme të sigurojë hapësirë në përbërjen e parë të Galaktikëve.

Sipas “Tuttosport”, futbollisti i kombëtares kroate ka refuzuar ofertën e re të Milanit. Ai nuk dëshiron të largohet nga Reali pas serisë së paraqitjeve të dobëta dhe do të mundohet që pikërisht në klubin madrilen ta rikthejë formën e duhur dhe të luftojë për të gjitha trofetë. Modric ka kontratë me Realin deri në fund të edicionit dhe tash për tash nuk ka informacione se 34-vjeçari është në bisedime drejtuesit e klubit për kontratën e re.