Kur Presidenti udhëton me tren!

Kur Presidenti udhëton me tren!

Ndërsa disa politikanë të tjerë duhet të merren me publikun për shkak të makinave luksoze, për shkak të kritikave të forta, presidenti austriak Alexander Van der Bellen tregon se ekziston një mënyrë tjetër e udhëtimit.

Sipas mediave austriake, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për presidentin i cili është parë në një fotografi, derisa udhëtonte me tren.

Dhe pamjet e njëjta i ka publikuar edhe vet presidenti në Facebook, për të cilat ka marrë edhe komente të shumta.

Përdoruesit në Facebook në shumicën e rasteve kanë reaguar pozitivisht.

“Presidenti ynë është më shumë se shumë i lezetshëm – një personalitet i shkëlqyer!”, kishte shkruar një grua.

Një përdorues tjetër ra dakord: “Është thjesht aq i lezetshëm – jemi krenar me të”.

Van der Bellen gjithmonë merrte trenin në Vjenë para kohës së tij si kryetar i shtetit, sipas kancelarisë presidenciale. Tani ai e merr atë herë pas here – “nëse i përshtatet”, është thënë tutje.


MË SHUME NGA Kuriozitete