Trafikim ndërkombëtar narkotikësh, arrestohen 9 persona

Trafikim ndërkombëtar narkotikësh, arrestohen 9 persona

Nëntë persona u arrestuan pasi trafikonin fentanil nga Kina në Amerikë.

Gjykata kineze deklaroi se është hera e parë që dy shtetet bashkëpunojnë për një operacion të tillë.

Fentanil është një drogë sintetike që sipas statistikave në Amerikë është shkaktare e 100.000 vdekjeve çdo vit.

Në gusht presidenti Donald Trump deklaroi se autoritetet kineze nuk bëjnë asgjë për parandalimin e trafikimit të narkotikëve.

Operacionin e bëjnë të ditur autoritetet kineze në qytetin e Xingtai.

Një prej të arrestuarve u dënua me vdekje por është lënë pezull, 2 persona u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa 6 të tjerët u dënuan nga 6 muaj deri në 10 vite burg.