Pas orës 10 të mbrëmjes nuk ka lojëra për 18 vjeçarët në Kinë

Pas orës 10 të mbrëmjes nuk ka lojëra për 18 vjeçarët në Kinë

Kina ka vendosur të adresojë një problem në rritje të varësisë ndaj lojërave duke reduktuar kohën që të rinjtë shpenzojnë në lojëra.

Autoritetet Kineze publikuan një listë prej gjashtë udhëzimesh. Përdoruesit nën 18 vjeç nuk mund të luajnë mes orëve 10 e darkës deri në 8 të mëngjesit dhe gjatë ditëve të javës mund të luajnë vetëm 90 minuta.

Gjatë fundjavave ky kufizim rritet në 180 minuta. Fëmijët e moshës 8 deri në 16 vjeç nuk mund të shpenzojnë më shumë se 29 dollarë në lojëra ndërsa ato të moshës 16-18 vjeç dyfishin e saj.

Rregullat e reja gjithashtu kërkojnë që përdoruesit të përdorin emra realë dhe mjete identifikimi. Industria e lojërave ka shënuar një boom në Kinë në vitet e fundit.

Por nga ana tjetër ka shkaktuar probleme të shëndetit fizik dhe mendor tek të miturit. Rregullat aplikohen ndaj të gjitha kompanive dhe platformave të lojërave online që operojnë në Kinë.

Kina është tregu i dytë më i madh në botë i video lojërave pas SHBA. Në disa raste ekstreme lojërat janë fajësuar për disa vdekje. Në 2007-ën një i ri në Kinën Veriore humbi jetën pasi kishte shpenzuar 7 ditë me radhë duke luajtur.

Në 2018-ën një lojtar Kinez mbeti i paralizuar pasi kishte kaluar 20 orë lojë pa ndërprerje. 


MË SHUME NGA Tech