Këshilla si ta “dominoni” një bisedë

Këshilla si ta “dominoni” një bisedë

Jo të gjithë ne ndihemi të aftë në mbajtjen e bisedave, por ka shumë truke psikologjike dhe këshilla që mund t’ju ndihmojnë të filloni një dialog dhe të tërhiqni të tjerët rreth jush.

Lexoni këto këshilla:

Nëse nuk dini për çfarë të flisni, lëreni bashkëbiseduesin të flas për veten. Bëni pyetje e qeshni kur ka diçka për të qeshur.

Zakonisht ky ‘truk’ përdoret nga psikologët, por pyetja “A e kam kuptuar mirë se…?” Mund të jetë e dobishme për çdo person. Kjo do ta bëjë partnerin tuaj të bisedës të kuptojë se ju keni dëgjuar me kujdes.

Kjo këshillë nuk është shumë etike, por është efektive: Nëse dëshironi të ndiheni më të sigurt në vete, imagjinoni se jeni mbret ose mbretëreshë dhe të tjerët janë shërbëtorët tuaj.

Për të ndaluar ndjenjën e pakëndshme në një ngjarje ose një event, arrini atje pak më herët. Do t’ju japë kohë për të zgjedhur një vend të rehatshëm dhe për t’u mësuar me mjedisin ose njerëzit.

Nëse e dini që dikush dëshiron t’iu kritikojë ju ose idetë tuaja në një takim pune, uluni pranë tyre. Kjo do ta qetësojë këtë person pak.

Mos vendosni asnjë qese, libra ose gjëra të tjera mes jush dhe partnerit tuaj të bisedës nëse jeni ulur në një tavolinë.

Për ta bërë mendimin tuaj të ‘shëndoshë’ thoni se e keni dëgjuar nga prindërit ose mësuesit.

Nëse po grindeni me dikë, mos qëndroni përballë tyre, por përkundrazi qëndroni pranë tyre.